SHPËRNDAJE

Komisioni disiplinor pranë Spitalit gjinekologjik të Shkupit ka vendosur të dënojë mjeken, nën kujdestarinë e së cilës ndërruan jetë katër foshnje me 30% të rrogës për 6 muajt e ardhshëm dhe marrjen e subspecializimit të neonatologjisë për të njëjtën periudhë kohore.

“E pranova vendimin nga Komisioni disiplinor dhe pajtohem me të njëjtin. Vendimi është që mjekja të dënohet maksimalisht në të holla dhe për periudhën e njëjtë sa vlen dënimi, t’i merret edhe subspecializimi. Këto 6 muaj, derisa është e dënuar, do të punojë vetëm në mëngjes, nën mbikëqyrjen e kolegëve dhe nuk ka të drejtë kujdestarie në asnjë spital tjetër. Ky është vendimi përfundimtar”,- deklaroi drejtoresha e Spitalit gjinekologjik, Viktoria Jovanovska. /presheva.com/