SHPËRNDAJE

Pas arritjes së kombëtares shqiptare në Evropianin e kaluar, pritjet ndaj futbollistëve u rritën. Këtë radhë në garat kualifikuese ishte edhe Shqipëria edhe Kosova, por që të dyja dëshpëruan duke mos arritur të gjejnë vend në 32-shen e botërorit.

Sonte Shqipëria dhe Kosova kanë mbyllur kualifikimet me humbje, duke mbyllur kështu ëndërrën e shqiptarëve për Botëror.

Kosova është mposhtur nga lideri i grupit, Islanda, dhe i përfundoi kualifikimet me atë pikë të fituar qysh në ndeshjen debutuese kundër Finlandës.

Ndërkaq Shqipëria tregoi paraqitje të mirë kundër Italisë dhe u ndëshkua pas një pakujdesie në mbrojtje në minutën e 66.

Kuqezinjtë nuk ishin aspak inferiorë ndaj italianëve dhe e rrezikuan disa herë portën e Gigi Buffon. Edhe Kosova kishte disa raste në pjesën e dytë, por të pamjaftueshme për të siguruar të paktën një fitore.

Edhe pas kësaj humbje, Shqipëria e përfundoi kampanjën në pozitën e tretë të Grupit G me 13 pikë të tubuara, pasi Izraeli i mposht në shtëpi 0-1 nga Spanja. Kosova, ndërkaq, përfundoi e fundit në grup.