SHPËRNDAJE

Parada e komunitetit LBGTI e nisur nga sheshi Skënderbeu, për pak ka pushuar në sheshin “Zahir Pajaziti” prej nga ku janë mbajtur edhe fjalime.

Lenti – njëri prej përfaqësuesve ka thënë se ata janë grumbulluar për të rrezatuar dashuri edhe për ata që siç ka thënë i urrejnë, njofton Klan Kosova.

“Urrejtja i helmon shpirtrat e njerëzve dhe i bënë ata të mjerë. Më shumë se urrejtja na duhet dashuria, më shumë se urrejtja na duhet humanizmi. Nuk po flas vetëm për dashurinë emocional por edhe për atë të domosdoshme që kjo shoqëri duhet të ketë”, ka thënë ai.

“Jemi mbledh që të rrezatojmë dashuri për gjithë komunitetin LBGTI dhe aktivistët që kanë dhënë gjithçka nga vetja për të shtyrë përpara kauzën”.

“Jemi mbledh të rrezatojmë dashuri edhe për ata që na kundërshtojnë, sepse besojmë në shoqëri me diversitet sepse kjo shton vlerat. Nuk do të ndalemi do të vazhdojmë të rrezatojmë dashuri, derisa të gjithë këndojmë bashkë”, ka shtuar ai.