SHPËRNDAJE

Pas përfundimit të ndeshjeve të sotme janë përcaktuar nëntë ekipet europiane që do të shkojnë në botërorin Rusi 2018.

Përveç Rusisë, si vend organizator, sot e kanë fituar këtë të drejtë edhe Franca, Portugalia dhe Belgjika.

Ndërkohë Zvicra, Suedia, Danimarka, Kroacia dhe Italia kanë një tjetër shans në muajin nëntor kur do të luhen ndeshjet e play-off për të përcaktuar katër ekipet e fundit nga zona e Europës që në qershorin e ardhshëm do të jenë në Rusi.

Skuadrat e kualifikuara direkt:

Rusia (vendi organizator)
Franca
Portugalia
Gjermania
Serbia
Polonia
Anglia
Spanja
Belgjika
Islanda

Në play-off (do kualifikohen katër skuadra)

Zvicër 7
Itali 17
Kroaci 18
Irlandë e Veriut 20
Suedi 23
Danimarkë 26
Greqi 47
Irlanda e Veriut 34