SHPËRNDAJE

Kombëtarja e Argjentinës fitoi ndaj Ekuadorit me rezultat 1-3 dhe kështu u kualifikua në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Në këtë takim për mysafirët realizoi tre gola Lionel Messi.

Dhe normalisht që dhomat e zhveshjes festa ishte e madhe, pasi kjo ishte një fitore vendimtare.

Të gjithë lojtarët vallëzonin dhe këndonin dhe normalisht që edhe Messi, i cili dukej shumë i lumtur.

Pas kësaj fitore Argjentina u kualifikua në Kupën e Botës si e treta e grupit me 28 pikë nga 18 takime.

Në vendin e parë përfundoi Brazili me 41 pikë, i ndjekur nga Uruguai me 31.

Edhe Kolumbia vazhdon me tej me 27 pikë, kurse Peru që renditet e pesta do kërkojë pjesëmarrjen në këtë garë nëpërmjet fazës ‘play-off’.

\presheva.com