SHPËRNDAJE
Fritz Zurbruegg, Vizepraesident des Direktoriums der SNB, praesentiert die neue Schweizer 10-Franken-Note der Schweizerischen Nationalbank an der Medienkonferenz in Bern, am Mittwoch, 11. Oktober 2017, in Bern. Die neue Schweizer Banknote kommt am 18. Oktober in Umlauf. (KEYSTONE/Anthony Anex)

Nga sot, e mërkurë 11 tetor, Zvicra është prezantaur bankënota e re 10 frangëshe. Prezantimin e ka bërë paraditen e sotme në Bernë, Fritz Zurbrügg, zëvendësdrejtor i Bankës Nacionale të Zvicrës.

Elementi ose motivi kryesor dallues i kësaj bankënote është koha, shkruan srf.ch. Në anën e përparme, ballore, duken duart e zgjatura të një dirigjenti dhe një glob ku dallohen  zonat kohore të botës, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në anën e prapme duket një  mekanizëm ore. Ngjyra e kartmonedhës së re është e verdha ndërsa formati është pak më i vogël se ai i 10 frangëshes aktuale.

Bankënota e re hyn në qarkullim të mërkurën që vjen, më 18 tetor.

Banka Nacionale e Zvicrës në mënyrë të vazhdueshme po i tërheq nga qarkullimi bankënotat e vjetra. Vetëm kur të gjitha bankënotat e serisë së re futen në qarkullim, banka monetare do të shpallë tërheqjen e kartmonedhave të vjetra.