SHPËRNDAJE

Leo Messi ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni dhe ende nuk ka nënshkruar një të re

Kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e tij, një ndër to edhe skuadra angleze, Manchester City.

Por, sulmuesi Sergio Aguero edhe pse e pranon se do të ishte shumë i lumtur nëse do të luante me Messin në një skuadër, thotë se transferimi i tij është shumë i vështirë.

“Paratë nuk janë problem në City. Por, mendoj se Messi, ashtu sikurse edhe Ronaldo janë simbole në skuadrat e tyre dhe është e vështirë që ata të largohen”, tha Aguero për TyC Sport.

“Do të doja shumë që Leo të ishte në skuadrën time, por kjo duket shumë e komplikuar”.