Trajneri i vitit 2023, FIFA zbulon emrat e tre kandidatëve

0
38

Pak ditë na ndajnë nga mbyllja e vitit 2023 dhe tani është edhe momenti për të parë me vëmendje se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 12 muajve, por edhe për vlerësimet e radhës, teksa një nga pyetjet më kryesore është: Kush është trajneri më i mirë për vitin 2023?

FIFA ka zbuluar tre kandidatët për këtë çmim në FIFA The Best 2023, teksa dy prej tyre janë italianë, sipas Super Sport.

Bëhet fjalë për Luciano Spalleti-n, aktualisht trajneri i përfaqësueses italiane, por që në këtë vit triumfoi me Napolin në Serie A.

Më pas vjen trajneri i Interit, Simone Inzaghi që me zikaltërit sfidoi Manchester City-n në finale e UEFA Champions League dhe në fund, pikërisht fituesi i kompeticionit më të rëndësishëm për klube në kontinentin e vjetër, Pep Guardiola.

Jo vetëm kaq, pasi trajneri spanjolli u shpall kampion me “citizens” edhe në Premier League, teksa fitoi edhe kompeticionin e FA Cup duke kompletuar “tripletën” me Manchester City-n.

Guardiola shihet si favorit për këtë çmim, ndërsa gara pritet të jetë disi më e fortë se sa pritshmëritë aktuale.


Top Channel