SHPËRNDAJE

Sot filluan punimet në ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën Vëllezërit Frashëri në Preshevë.
Sipas planit investiv kjo rrugë ka qenë e paraparë të asfaltohet vitin e kaluar, pa i bërë ndërtimet paraprake të infrastrukturave nëntokësore. Përveç kësaj, sipas projektit gjerësia e rrugës ka qenë e paraparë vetëm 4 metra, pa trotuare, si dhe pa trajtimin e ujërave fekale e atmosferike.

“Këto kanë qenë dhe arsyet kryesore që këtë projekt e kemi anuluar vitin e kaluar, për t’a planifikuar për këtë vit me të gjitha elementet e duhura, që banorëve të kësaj zone t’i ofrohet një rrugë kualitative dhe të kompletuar me infrastrukturë gjegjëse.
Në anën tjetër, qytetit tonë do t’i sigurojmë dhe një arterie shtesë shumë të rëndësishme, për t’i dhënë qytetarëve tanë disa alternativa, për qarkullim më të lehtë në trafik.
Përveç banorëve të lagjes së Llapincës, këto infrastruktura do t’i shërbejnë dhe objekteve të Universitetit të Novi Pazarit që ka filluar të nëdrtohet në këtë pjesë.
Projekti do të vazhdohet në drejtim të Stacionit Hekurudhor, duke përfshirë dhe lagjen rreth xhamisë së Stacionit, me tendencë të zgjidhjes së përgjithshme të problematikës së derdhjes së ujërave të zeza.” ka thënë kryetari n.d Shqiprim Arifi.

Ai thotë se po të mos kishim zhvillimet negative politike të gjashtë muajve të fundit, ky projekt do të ishte kurorëzuar edhe me asfaltimin e rrugës, por avanturat politike të politikanëve të vjetëruar, fatkeqësisht prolonguan realizimet e projekteve të planit investiv, si dhe çdo zhvillim pozitiv në dobi të qytetarëve tanë. Megjithatë, përpjekjet tona do të jenë intensive që projektet e planit investiv dhe buxheti për këtë vit, të realizohet në masën 100%.