SHPËRNDAJE

Zidane dëshiron të thyejë një tjetër rekord të Guardiolas, atë me më së shumti fitore me radhë në udhëtim.

Ndeshja e vikendit me Getafen do të jetë e veçantë për Real Madridin e Zinedine Zidane, që do të ketë shansin të thyejnë një rekord të Pep Guardiolas, bëjnë të ditur mediat spanjolle.

Nëse Real arrin të fitojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Getafes si mysafir, do të bëhej skuadra e parë në historinë e La Ligas që fiton 13 ndeshje radhazi në udhëtim.

 Këtë rekord e mbanë Barcelona e Guardiolas e cila kishte arritur 12 fitore radhazi jashtë shtëpisë në sezonin 2011/12 në kampionatin Spanjoll, aq sa ka tani edhe Reali i Zinedine Zidane.