U mor në pyetje dhe iu kontrollua banesa, gazetari Qyno: Vendim i padrejtë, nuk tregohen burimet

0
50

Gazetari Elton Qyno, i cili u mbajt i shoqëruar për disa për tu marrë në pyetje nga SPAK, ka deklaruar se veprimi i Gjykatës për kontrollin e banesës dhe të sendeve personale është i paligjshëm.

Në një lidhje telefonike për Wake Up, gazetari tha se nuk mund t’i tregojë burimet, por nga materialet që i ka sekuestruar SPAK, burimet e tij mund të gjenden lehtë dhe kjo është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare.

Vendimi i Gjykatës është i paligjshëm në kundërshti me konventat ndërkombëtare. Gazetari nuk mund t’i tregojë burimet. Nga ato letra gjenden lehtë burimet e mia. Të të më mbahen telefonat, të kontrollohet i gjithë ambienti im i punës në Ora News.

Unë nuk e kam bërë për qëllime personale. Unë kam gjetur të dhënat, e kam bërë lajm, kjo është detyra jonë. Materialet konfidenciale i publikojmë, mjafton të jenë të vërteta. Unë jam treguar bashkëpunues për të treguar çdo komunikim në SKY. Këto përgjime i kanë edhe kolegë të tjerë. Unë u bëra sebep. Për mua ishte e tepruar dhe nuk duhej të ishte bërë nga ana e SPAK. Kërkoj mbështetjen e kolegëve.”-deklaroi gazetari Qyno në Wake Up.


Top Channel