LVV-ja nuk e përkrah rritjen e koeficientit të pagave për sektorin publik – Telegrafi

0
56

Gjatë shqyrtimit të dytë të projektligjit për buxhetin për vitin 2024, është propozuar amendament që parasheh rritjen e koeficientit të pagave në sektorin publik.

Lidhur me amendamentin e shtatë që parasheh këtë ndërhyje në vlerën e koeficientit janë dhënë katër propozime.

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja, ka thënë se janë shqyrtuar të gjitha propozimet.

Rritje e koeficientit nga 110 euro në 115 është propozuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

Ai ka thënë se ky propozim është bërë me përkrahje të Komisionit për Buxhet.

Por, amendamenti i propozuar nga deputeti Rrahmani nuk e mori mbështetjen në Kuvend. Kundër tij votuan shumica e deputetëve të pushtetit.

Ndërsa, vlera tjera të rritjes së këtij koeficienti janë propozuar nga tri partitë opozitare, PDK, LDK e AAK.

Në votim u hodhën të tri propozimet për rritje të koeficientit, por asnjë nga versionet nuk mori mbështetjen e deputetëve për t`u miratuar. /Telegrafi/