Begaj në Sofje, diskuton me homologun bullgar për minoritetet, shkëmbimet tregtare dhe Korridorin e Tetë

0
41

Vijimi i politikave ndaj minoriteteve për të dyja vendet u diskutua këtë të enjte mes presidentit Bajram Begaj dhe homologut bullgar, Rumen Radev.

Begaj, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Sofje, shprehu vullnetin dhe interesin e Shqipërisë për të fuqizuar bashkëpunimin ekonomik me Bullgarinë, përfshirë edhe shkëmbimet tregtare.

Sot, u shpreh presidenti Begaj, janë të gjitha kushtet dhe mundësitë, si të kuadrit ligjor, edhe të klimës së favorshme të biznesit, që ky bashkëpunim të fuqizohet edhe më shumë.

Sesioni i ardhshëm i Komisionit të Përbashkët Ekonomik do t’i adresojë me shumë kujdes dhe mirë të gjitha mundësitë dhe do t’i vendosë në lëvizje të gjithë mekanizmat përkatës”, deklaroi Presidenti Begaj.

Sipas kreut të shtetit, duhet shfrytëzuar sa më mirë projekti i Korridorit 8-të.

“Një vlerë e shtuar në këtë drejtim dhe që duhet shfrytëzuar sa më mirë, është dhe projekti gjeostrategjik i Korridorit 8-të, për të cilin shpreha mirënjohje për lobimin domethënës të Bullgarisë në përfshirjen e tij në rrjetin e transportit Trans-Evropian”.

Presidenti e përgëzoi Bullgarinë për mbështetjen e integrimit evropian të Shqipërisë, të cilin e vlerësoi si “projektin më madhor strategjik”, ndërsa shprehu besimin se e njëjta qasje do të jetë edhe gjatë negociatave të anëtarësimit në Union.


Top Channel