Ndërron jetë 38-vjeçari në Sarandë/ Dyshohet se u mbyt aksidentalisht, familjarët: Vuante nga probleme të shëndetit mendor

0
51

Një 38-vjeçar ka ndërruar jetë në Sarandë, ku sipas policisë, ai dyshohet se është mbytur aksidentalisht në kanalin e hidrocentralit “Bistrica 2”, rreth orës 16:00.

Sipasë familjarëve, A.M. vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa disa orë para ngjarjes.

Një grup hetimor është ngritur dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 16:00, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në kanalin e hidrocentralit “Bistrica 2”, shtetasi A. M., 38 vjeç, banues në Sarandë. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, para disa orësh. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.


Top Channel