Kurti pas miratimit të Buxhetit: Po forcohet mbrojtja e Kosovës, rritet siguria e nxitet punësimi – Telegrafi

0
39

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Buxhetin për vitin 2024.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Buxheti prej mbi 3.3 miliardë euro, është për 35% më i lartë se buxheti i më hërshëm.

“Kalon Buxheti për vitin 2024. Edhe këtë vit, për të tretin me radhë, buxheti miratohet në muajin dhjetor ashtu edhe siç duhet. Falënderoj deputetët dhe deputetet e Kuvendit të Republikës për votën, kontributin dhe mbështetjen e tyre”.

Tutje tha me këtë buxhet forcohet mbrojtja e Kosovës, rritet siguria e nxitet punësimi.

“Po rrisim sigurinë, nxisim punësimin në tregun e punës, shtojmë kujdesin për familjet, mbështesim reformat që kemi filluar dhe mundësojmë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe ngrisim mirëqenien e qytetarëve në vend”, u shpreh Kurti.