Roma me fitore komode ndaj Sheriff Tiraspolit – Telegrafi

0
38

Roma ka shënuar fitore ndaj Sheriff Tiraspolit me rezultat 3-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Të besuarit e Jose Mourinhos e nisën shumë mirë ndeshjen, duke treguar kualitet më shumë edhe pse e kishin siguruar më parë kualifikimin.

Romelu Lukaku mori një asistim nga Nicola Zalewskin duke shënuar për 1-0 në minutën e 11-të.

Në minutën e 32-të u hipotekua fitore, kur Andrea Belotti shënoi për 2-0.

Pjesa e dytë ishte e dobët për nga cilësia duke prodhuar pak raste për shënim.

Krejt çka solli ky franksion ishte një gol në minutat shtesë nga i riu, Niccolo Pisilli për 3-0.

Roma me këtë fitore mbetet në vendin e dytë në grup me 13 pikë, dy më pak se sa Slavia Praga. /Telegrafi/