Shefi i Kryqit të Kuq viziton Izraelin

0
35

Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljariç, ka mbërritur në Izrael, ku do të takohet me zyrtarë qeveritarë, do të flasë me familjet e pengjeve dhe do të vizitojë Bregun Perëndimor të pushtuar.

KNKK është kritikuar nga disa grupe në Izrael për atë që ata e përshkruajnë si dështimin e organizatës për të vizituar pengjet.

KNKK ka bërë thirrje vazhdimisht për qasje në to, por thotë se nuk mund ta bëjë këtë pa marrëveshje nga të dyja palët ndërluftuese.

Në një deklaratë të mëparshme, Kryqi i Kuq tha se nuk e dinte se ku ndodheshin pengjet dhe nuk mund të “hynte me forcë” në Gaza për të pasur akses tek ata.

Spoljaric ka të ngjarë të përdorë takimin e saj me qeverinë izraelite për të kërkuar qasje më të mirë humanitare në Gaza, ku agjencitë e ndihmës paralajmërojnë se furnizimet e pamjaftueshme dhe aksesi i kufizuar për shkak të luftimeve do të thotë se ato mund të ofrojnë më shumë ndihmë kuptimplote.


Top Channel