Vranësira dhe reshje dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë të premte

0
48

Sot vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira më të përqendruara në relievet malore.

Në zonat malore të vendit në lartësinë mbi 700-800 metra reshje të bore të herëpashershme me intensitet të ulët.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.


Top Channel