Të paktën 11 të vrarë në një sulm në stacionin e policisë në Iran – Telegrafi

0
38

Njëmbëdhjetë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në stacionin e policisë së një province iraniane, ka thënë televizioni shtetëror i Iranit.

Televizioni shtetëror ka njoftuar se pas saj dyshohet se qëndron grupi separatist Jaish al Adl, raporton skynews.

Kjo për faktin se Jaish al Adl edhe në vitin 2019 shkaktoi vdekjen e 27 anëtarëve të Gardës Revolucionare të Iranit, gjatë një sulmi me bombë në një autobus.

Zëvendësgurvernatori i provincës Sistan dhe Baluchistan, njoftoi se në mesin e të vrarëve përfshihen edhe oficerë të lartë të policisë dhe ushtrisë.

Në muajt e fundit, rajoni me shumicë sunite ka përjetuar sulme nga militantë dhe grupe separatiste, si pjesë e një kryengritjeje kundër qeverisë.

Ndryshe, provinca Sistan dhe Baluchestan është një ndër zonat më pak të zhvilluara të Iranit. /Telegrafi/