Temperatura të ulëta dhe reshje bore në Shqipëri, ARRSH apel shoferëve: Pajisuni me goma dimërore – Telegrafi

0
38

Temperaturat e ulëta kanë përfshirë të gjithë vendin. Gjatë natës ka pasur reshje bore në akset Kukës-Shishtavec, Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Korçë-Dardhë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën apel drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në segmentet që janë me prezencë dëbore.

Njoftimi:

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar në akset Kukës-Shishtavec, Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Korçë-Dardhë

Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. /Telegrafi/