Honor arriti një marrëveshje me Porsche Design, po vijnë modele speciale të telefonave – Telegrafi

0
56

Kompania Honor ka njoftuar se ka rënë dakord për një partneritet me firmën e projektimit Porche Design.

Thuhet se në kuadër të këtij bashkëpunimi pritet të prodhohen telefona më të mirë.

Një ndër thashethemet që konfirmoi ky partneritet është edhe modeli i ri i telefonit Honog Magic6 Porsche Design.

Ky model do të debutojë në muajin janar të vitit 2024.

Honor si një ndër liderët në tregun kinez të telefonave, filloi udhëtimin si kompani e pavarur në vitin 2020, dhe gradualisht mbushi boshllëkun që la Huawei.

Ndryshe, Porsche Design ka punuar më parë edhe me kompaninë Huawei, ndërsa tani do të shohim versionin e ri si rezultat i bashkëpunimit me kompaninë Honor. /Telegrafi/