‘Sinjalet e fshehta’ në fotot e Kim Jong-un tregojnë planet për Korenë e Veriut, e bija me syze ‘Gucci’ merr prioritetin

0
37

Mes shtypjes së kulturës “borgjeze” dhe sjelljeve anti-socialiste në Korenë e veriut, e bija e diktatorit Kim Jong-un është shfaqur shpesh së fundmi duke mbajtur syze të firmave të njohura perëndimore.

Analistët e rrjetit britanik ‘The Sun’ thonë se në fotot e fundit të Kim Jong-un mund të zbulohen planet e tij për të ardhmen e politikave të vendit.

Në fotot në dukje normale udhëheqësi komunist dhe e bija Kim Ju-ae, shihen që vizitojnë një bazë ajrore në vend.

Por vajza fotografohet duke qëndruar para tij duke bllokuar pamjen e anës së majtë të babait komunist.

E përditshmja koreano-jugore Chosun Ilbo, shkruante se kjo paraqitje “e paprecedentë” sipas kulturës së vjetër vendase, tregon se ajo do të jetë pasuesja e Kim.

Në artikullin e Seulit thuhet: “Ju-ae është shfaqur në shumë imazhe mediatike, pranë ose prapa të atit, por në një prej fotove ajo është figura kryesore”.

“Është e paprecedentë që në Korenë e Veriut të fiksuar pas statusit, Kim Jong-un të mbetet në sfond.”

Bllokimi i pamjes së kameras për Kim Jong-un ka qenë më parë një rregull i pashkelshëm në Korenë e veriut, shkruan britanikja The Sun.

Edhe në vitin 2019, fotografi personal i diktatorit u shkarkua për një gabim të tillë, shkruan rrjeti koreano-jugor Daily NK.

Kjo pasi kamera e tij kishte errësuar për një moment pamjen e Kim Jong-un për audiencat televizive, dhe kjo ishte një shkelje që konsiderohej se “dëmtonte dinjitetin e tij suprem”.

Prandja ekspertët pranojnë se ekspozimi tillë për të bijën Kim Ju-ae është provë e statusit të saj të veçantë.

Sipas raportimeve nga Korea e Jugut, ajo ka nisur të njihet si “Gjeneralja e mëngjesit” ose “fëmija i dashur”, që tregon objektivin e pasimit të pushtetit.

Analistët thonë se ka një nxitje në vend për ta portretizuar Kim Ju-ae si një figurë të veçantë edhe në librat e materialet e tjera të indoktrinimit në shkolla e institucione.

Rrjeti koreano-jugor NK News shkruante se syzet e diellit të Kim Ju Ae ishin të modelit Guçi GG3644/S D28 ED që kushtojnë deri në 200 dollarë.

Ndërsa në daljen e parë në publik me të atin bija speciale kishte mbajtur një xhaketë Dior Kid që kushtonte $1,900.

Kjo ishte gjatë inspektimit me të atin të raketave Hëasong-17 para lëshimit të ‘presionit ushtarak’ ne rajon.////TheSun/