Sulmuesi turk që ka pak minuta vlerësohet 40 milionë euro nga Juventusi, dy gjigantë anglezë pas tij – Telegrafi

0
35

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri ka thënë se Kenan Yıldız do të luajë më shumë pas lëndimit të Moise Kean, por Arsenal dhe Liverpool vazhdojnë të monitorojnë sulmuesin 18-vjeçar.

Yıldız është një nga talentët më emocionuese të sektorit të të rinjve të Juventusit, por turku ka pasur shanse të kufizuara për të treguar vlerat e tij këtë sezon.

Yildiz kërkon më shumë minuta, ndërsa Juventus mund të dëgjojë ofertat për sulmuesin e tyre premtues në janar për të rritur buxhetin, pasi duan të marrin një mesfushor të ri.

Arsenali dhe Liverpool janë ndër klubet e interesuara për 18-vjeçarin që vlerësohet në 40 milionë euro nga Zonja e Vjetër.

Samuel Iling-Juior dhe Matias Soulé kanë tërhequr gjithashtu interes nga klubet e Ligës Premier dhe mund të shiten në afatin kalimtar të dimrit për të mbledhur sa më shumë fonde. /Telegrafi/