U kap duke vjedhur kabllot e korrentit të një pallati, 29-vjeçari i gjuan policisë me gurë në Elbasan

0
34

Një 29-vjeçar është kapur në mesnatë në tentativë për të grabitur kabllot e energjisë elektrike të një pallati në Elbasan në lagjen “Partizani”.

B.S., 29 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, gjatë momentit që është kapur në flagrancë, ka kanosur efektivët e policisë duke hedhur gurë në drejtim të tyre.

Ai u arrestua ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.


Top Channel