SHPËRNDAJE

Pajisjet mobile që operojnë me sistemin Android janë shumë të ekspozuara ndaj sulmeve me virus apo Malware.

Viruset për pajisjet Android janë në rritje dhe si nevojë për ti mbrojtur këto pajisje janë krijuar vegla për ti mbrojtur ato. Instituti i pavarur Gjerman AV-TEST për hulumtime të sigurisë në IT ka treguar se çdo vit numri i pajisjeve dhe aplikacioneve të prekura nga virus është në rritje, transmeton Express. Në vitin 2014 kishte 326 milion artikuj me Malware, një vit më vonë ky numër arriti në 470 milion, ndërsa në vitin 2016 arriti në 597.5 milion, që është sa dyfishi i para 2 viteve.

AV-TEST ka testuar 10 veglat më të mira antivirus për të mbrojtur pajisjen tuaj Android. Në vazhdim mund të gjeni listën e aplikacioneve të testuara të cilat janë renditur sipas alfabetit.