SHPËRNDAJE

Tashmë të gjithë do të keni mundësi që një mesazh të dërguar gabimisht ta fshini. Në dispozicion keni vetëm 7 minuta kohë, ose përndryshe do të jeni shumë vonë. “Delete message from everyone” është opsioni më i ri dhe fshin mesazhin e dërguar për të dyja palët.

Pasi të jetë fshirë, ai do të shfaqet në version “this message was deleted (ky mesazh u fshi) në bisedën e marrësit. Në mënyrë të ngjashme, nëse e shihni këtë mesazh, nënkupton që personi me të cilin keni biseduar e ka fshirë mesazhin e fundit të dërguar.

Si mund ta fshini mesazhin?

Klikoni me mesazhin që dëshironi të fshini, shkoni në butonin “delete” dhe zgjidhni “Delete message from everyone”.

Shënim

Ky opsion i shumëdëshiruar mund të përdoret vetëm nga personat që kanë të shkarkuar versionin e fundit të “WhatsApp” për Android, iPhone ose Windows Phone.