Egbo: Kemi mundur të marrim edhe pikët e plota në Suharekë – Telegrafi

0
56

Prishtina ka arritur të ndalë në barazim 0-0 Ballkanin në Suharekë.

Ka qenë një ndeshje e tensionuar nga të dyja skuadrat ku nuk munguan edhe ndërhyrjet e ashpra dhe kacafytjet mes futbollistëve në fushë.

Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo ka folur pas ndeshjes duke thënë se me pak kujdes do të mund të merrnin edhe pikët e plota nga përballja me Ballkanin.

“Ishte ndeshje e tensionuar pasi luante Prishtina, klubi më i madh në Kosovë, ndaj liderit, Ballkanit. Me pak kujdes do të mund të merrnim pikët e plota”.

“Një pikë është rezultat i drejtë duke parë se si shkoi loja. Kemi mundur të bënim gol e të fitojmë lojën. Ndeshja gjithmonë luhet për të fituar”.

“Ka shumë ndryshime nga përpara dhe po bëjmë rifreskimin e ekipit. Po bëjmë gjithçka. Blesa ka qenë sulmuesi kryesor”.

“Mungoi dhe kjo ndikoi në ekip. Në janar do të shohim se çfarë do të bëjmë. Do të shohim se çfarë mundësi do të kemi, por edhe do të presim rikuperimin e lojtarëve”, tha Egbo pas ndeshjes. /Telegrafi/