SHPËRNDAJE

„Nuk ka qenë objektivi ynë vetëm liria, pavarësia dhe demokracia në Kosovë, por është edhe ruajtja e kësaj lirie, zgjerimi i lirisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, zhvillimi i demokracisë dhe sundimi i ligjit për secilin, pa dallim dhe ruajtja e Pavarësisë, shtrirja e saj në çdo pjesë të territorit të Kosovës dhe integrimet euro-atlantike dhe marrëdhëniet speciale më SHBA-të. Këto ne i kemi kauzë dhe do t’i çojmë përpara. Besimin qytetar duhet ta ruajmë dhe ta rrisim duke e përgatitur një gjeneratë të re të politikanëve, të cilët mund të fitojnë dhe ta udhëheqin Gjilanin europian në hapin tjetër“, na tha ndër të tjera, z.Haziri.

 

I pandalshëm, modest, gjithmonë i buzëqeshur, asnjëherë nuk pajtohet me të padrejtën, trim sa të duash, nuk e harron edhe Luginën e Preshevës, disa herë, apo gjithmonë dyert e komunës së Gjilanit ishin të hapura për ata banorë etnikë, e besa edhe disa herë i ka vizituar ata. Lirisht mund të thuhet, apo ashtu vlerësohet nga shumë veprimtarë të asaj etnie shqiptare, si lider i Anamoravës. Edhe pse i stërngarkuar me punë, Lutfi Haziri, gjeti kohë edhe kësaj here, si herave të tjera, të na jap një intervistë edhe ate me modestinë e tij të rrallë, kur kanë mbetur edhe pak ditë deri tek zgjedhjet, ku pritet sipas të gjitha sondazheve, të jetë përsëri i pari. Gjilani siç dihet, është në balotazh, por kjo garë tashmë është humbje e kohës sepse fitorja sipas të gjitha parashikimeve është e padiskutueshme për arsye se në garë është një personalitet i dëshmuar nëpër shumë sfida për të mirën e Gjilanit dhe Kosovës e shqiptarisë në përgjithësi, pra një fitues i katërfishtë i zgjedhjeve të komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri. Lideri  Anamoravës pa dorëza ashtu si e ka zakon të flas, pa asnjë rezervë, pa ju trembur syri na flet për gjëra të ndryshme në lidhje se si kanë shkuar zgjedhjet dhe për disa tema të tjera interesante, prandaj, po ju lëjmë juve lexues të nderuar, që ta shikoni se çka tha, z.Lufti Haziri disa ditë pas zgjedhjeve lokale dhe pak ditë deri te zgjedhjet e 29 nëntorit, ku do të jetë në balotazh edhe pse është shumë larg me vota. Ai gjatë intervistës ka porosinë kryesore, dilni votoni për të mirën e Gjilanit dhe ti kryejmë punët si na ka hije. Një jetë ia kushtoi Gjilanit dhe ate në çdo sekondë të kohës është i lidhur me Gjilanin dhe të ardhmen e saj. E premtja e 31 majit e vitit 2013, do të jetë një kujtesë e re e mirë historike për bashkëvendasit e Luginës së Preshevës, kudo që ndodhen ata, qoftë në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë apo në diasporë, sepse siç dihet, e gjithë dita ishte temë aktuale në Parlamentin e Kosovës, çështja e Miratimit të Rezolutës së Parlamentit të Kosovës për Luginën e Preshevës, e propozuar nga deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, prandaj jo rastësisht, njihet dhe është lider i Anamoravës.

 

 

Përfunduan zgjedhjet dhe po dihesh se do të shkoni në balotazh. E keni pritur këtë?

Lutfi Haziri: Kemi punuar që të kalojmë pa balotazh me t’paren, por konkurrenca e gjashtë kandidatëve dhe tetë subjekteve në Gjilan ka bërë që ky te jëtë rezultati. Megjithatë, Gjilani ka folur fort e qartë dhe duhet të kalojmë edhe në një process, në të cilin unë besoj që të rikonfirmohet rezultati edhe më i lartë, më bindës dhe më i bardhë për një mandat të ardhshëm katër vjeçar në programin për familjen Gjilani 2017 +.

 

Si duket po bëhet shumë zhurmë kundër teje. Si e komentoni?

Lutfi Haziri: Nuk e di kush po bënë zhurmë, por zhurmagjinjtë nuk kanë vend në Gjilan. Të gjithë ata që e kanë përdorë zhurmën dhe që vazhdojnë fjalorin e zhurmshëm dhe gjuhën e ndytë, gjilanasit kanë dëshmuar që ua lajnë gjuhën me sapun.

 

Presidenti serb të paska përmendur se Lutfi Haziri ose Vjosa Osmani udhëheqës të LDK-së në Qeveri. Me çfarë fjalë do të komentosh këtë?

Lutfi Haziri: Mendoj që është qëndrim Iinjë presidenti të shtetit fqinj, i cili nuk e njeh realitetin në Kosovë. Së paku, ka folur mbi bazën e vlerësimit të tyre sepse ne jemi në opozitë si parti politike, do të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë deri atëherë kur LDK del partia e parë, e që po pritet të dalë shumë shpejtë, ta udhëheq qeverinë dhe të zgjedh partnerët e saj. Qëndrime të njejta kemi pasur edhe prej Tiranës lidhur me zhvillimet në Kosovë, por që duhet të merret në kuadër politikës së Ballkanit Perëndimor.

 

Keni arritur të merrni 19 mijë e 543 vota, apo 43,40%, kurse Sami Kurteshi ka marrë 12 mijë e 310  vota apo 27,34%. Po dihet, se është një diferencë e madhe në favor tëndin. Jeni optimist, se do të dilni fitues?

Lutfi Haziri: Besoj shumë që të konfirmohet dhe thellohet rezultati, do të jetë edhe më i qartë dhe një legjitimitet të fortë qytetar.

 

„Për katër vite kemi arritur që ta largojmë depresionin ekonomik e politik që e ka shkaktuar PDK“ 

 

Pse do të duhej që të votojnë edhe ata qytetarë të Gjilanit, që kanë qenë në luhatje, për të dhënë votën?

Lutfi Haziri: Edhe më 22 tetor kam pasur mbështetje përtej LDK’së sepse ka qenë kërkesë e tyre, kanë qenë votues të shumë partive dhe kanë qenë votues pa parti, e qytetarë që kanë filluar të besojnë në programin  që unë e kam ofruar në katër vitet e kaluara. Mobilizimin financiar që e kam realizuar në zgjidhjen e problemeve kryesore që ka Gjilani, tretmanin e ujërave të zeza, rregullimin e shtratit të lumit “Mirusha” dhe “Stanishorka”, tretmani I shtratit të lumit “Morava e Binçës”, kolektorët e ujërave të zeza, autostrada, hyrje-daljet e qytetit dhe shumë programe të tjera, të cilat programe i besojnë qytetarët dhe programin që e zhvillojnë dhe e ndryshojnë Gjilanin në të ardhmen. Gjilani, edhe në kuptimin infrastrukturor, financiar dhe politik, është qendra e dytë më e madhe pas Prishtinës dhe vetëm për katër vite kemi arritur që ta largojmë depresionin ekonomik e politik që e ka shkaktuar PDK.

 

Nuk jeni trembur nëpër situata të ndryshme edhe ate shumë të rënda, që keni përjetuar. Me çka nuk jeni pajtuar dhe nuk do të pajtoheni asnjëherë?

Lutfi Haziri: Në asnjë mënyrë nuk trembem as nga rivalët, as nga kundërshtarët e as nga armiqtë, që lidhen kryesisht me armiqë jashtë Kosovës sepse në Kosovë më nuk ka armiqësi politike. Ka rivalitet dhe kundërshti politike. Çdo sfidë, proces dhe fushatë zgjedhore e kemi përballuar deri tash me sukses falë mbështetjes qytetare. Ajo që më së shumëti më frikëson është rruga europiane e Kosovës, e cila është kërcënuar seriozisht nga politikanë që kanë ndërtuar kauza të rrejshme, nga politikanë që kanë problem me sundim të ligjit dhe në zbardhje të krimit e korrupsionit në nivele krejt tjera. Por, jam i bindur që qytetarët në këto zgjedhje lokale i kanë dhënë një mbështetje politike LDK’së si parti e parë, do të arrijmë ta konfirmojmë, ta ruajmë këtë besim në mënyrë që t’i japim Kosovës shpresën e integrimeve në familjen europiane dhe në NATO si rrugë njëdrejtimëshe dhe si rrugë që e kemi ndërtuar 28 vite më herët. Nuk ka qenë objektivi ynë vetëm liria, pavarësia dhe demokracia në Kosovë, por është edhe ruajtja e kësaj lirie, zgjerimi i lirisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, zhvillimi i demokracisë dhe sundimi i ligjit për secilin, pa dallim dhe ruajtja e Pavarësisë, shtrirja e saj në çdo pjesë të territorit të Kosovës dhe integrimet euro-atlantike dhe marrëdhëniet speciale më SHBA-të. Këto ne i kemi kauzë dhe do t’i çojmë përpara. Fitore e dyfishtë e LDK-së që ne e kemi fitu edhe si parti politike edhe si kandidat me qytetarë. Kemi rritje edhe si parti politike për 15% me kryetar komune kemi rritje për 25%. Tashmë votat me kusht dhe votat e diasporës mund të japin mundësinë të thellohet edhe më shumë rezultati, po flasim për një dallim prej 9 mijë votash për dallim me kandidatin e partisë tjetër, që në fakt nuk u kanë për atë kandidatë, u kanë lidershipi i Vetëvendosjes ata që kanë ardh në Gjilan që janë kanë kandidat të mirë e jo kandidati lokal. Gjilani ka folë qartë, bardhë, ka votu me dorë të djathtë dhe e ka mbyll këtë proces.

 

„Definitivisht, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet të jenë brenda territorit të Republikës së Kosovës“

 

Dihet se në Gjilan e me rrethinë është një numër i madh i qytetarëve të Luginës së Preshevës. Z.Haziri, mendoni se keni bërë aq sa duhet, që edhe ata banorë të japin votën për Ty edhe kësaj here?

Lutfi Haziri: Më vije keq, por numri më i madh i tyre nuk votojnë në Gjilan për shkak të mohimit të të drejtave civile dhe të drejtave politike. Edhe më tutje Rezoluta e Kuvendit të Republikës nuk është duke u zbatuar ashtu siç kanë votuar me konsensur deputetët e Kuvendit të Republikës. Ka ardhur koha që të ndryshohet ligji për shtetësinë dhe t’i njihet të drejta civile dhe politike edhe brenda dhe jashtë Kosovës. Poashtu, ka ardhur koha që të rishikohen kufijtë. Definitivisht, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet të jenë brenda territorit të Republikës së Kosovës. Kjo është një e drejt e mohuar në procesin e Vjenës dhe pa të drejtë politika e Kosovës po e largon nga tavolina e bisedimeve në Bruksel. Ky është problem kryesor në mes të serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan, është definimi i kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke i njohur të drejtat e shqiptarëve si pjesë e pandashme e Republikës sonë.

 

Nga ajo etni shqiptare, pra nga Medvegja, Bujanoci e Presheva, njiheni si lider i Anamoravës, shumë veprimtarë, intelektualë e mërgimtarë i kam dëgjuar duke thënë se Lutfi Hazirin gjithmonë e kemi pasur nga ana jonë. A do të jetë përsëri ashtu?

Lutfi Haziri: Definitivisht unë nuk i ndahem kauzës së të drejtave të shqiptarëve në Kosvën Lindore. Ata janë të pandashëm prej Gjilanit, Anamoravës dhe Republikës së Kosovës. Do të vazhdoj deri në ditën e fundit që ta kërkoj këtë të drejtë në çdo qendër politike, në Prishtinë, Bruksel, Tiranë, Uashington dhe kudo që shkoj. Të drejtat politike të shqiptarëve në Kosovën Lindore janë të drejta të mohuara deri tash dhe duhet te ketë një fuqi më të madhe poltike në Prishtinë e Tiranë që kjo e drejtë të realizohet në kuadër të procesit definitive të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Mesazhi juaj për mërgatën tonë, kur dihet, se keni shumë simpatizantë si në Zvicër, por edhe në vende të tjera. Që disa herë kam qenë pjesmarrës në Zvicër në tubimet që janë organizuar ku keni qenë Ju, ka qenë e stërmbushur.

Lutfi Haziri: 32 për qind e gjilanasve jetojnë në Zvicër dhe Gjermani. Një Gjilan i dytë po jeton atje. Gjenerata e tretë tashmë është gjeneratë e rritur, e shkolluar që i kontribuon vendit tonë dhe që janë ambasadorët më të mirë të shtetit tonë dhe qytetit tonë, kudo që ata jetojnë. Jam krenar me të arriturat e djemve dhe vajzave, burrave dhe grave në ekonomi, biznes dhe në jetën  profesionale, por edhe në kulturë e sport që gjilanasit po vazhdojnë imazhi më i mirë i yni. Definitivisht mbeten heronjtë tanë të gjallë, ata e mbajnë gjallë paqen sociale në Kosovë edhe më tutje me kontributin dhe solidaritetin e madh që e kanë sot për familjen dhe për qytetin e Gjilanit. Ne e kemi shembullin më të mirë “17 Shkurtin” si organizatë e bashkatdhetarëve në Dobërçan, e cila e mirëmban gjelbërimin, pastrimin dhe organizimin e fshatit. Në të njejtën mënyrë po funksionon shoqata e pogragjalive në Zvicër, sikur edhe shoqata 2 Korriku e Lladovës në Gjenevë, pasta iniciativa për ndërtimin e shoqatës së Zhegrës, Cernicës, Velekincës dhe vendbanimeve të tjera që gjilanasit po kontribuojnë drejpërdrejt jo vetëm në familje, por edhe në komunitet. Pa i përmendur këtu remitencat dhe mbështetja financiare nga ta është jashtëzakonisht e madhe. Unë i falënderoj jashtëzakonisht shumë edhe për mbështetje politike, financiar dhe mbi të gjitha për kontributin historik që e kanë dhënë në zhvillimin qytetit dhe në lirinë e pavarësinë e Kosovës.

 

Kryetari i Zagrebit, z.Milan Bandiç me të fituar zgjedhjet përsëri për të katërtën herë me radhë, në prononcimin e pare të tij për media tha: “Po punoj për të fituar mandatin e pestë“. A do të jetë edhe për Ty kjo fjali?

Lutfi Haziri: Definitivisht, mandati i katër në krye të Gjilanit është mandati im i fundit. Do të ndërtoj një gjeneratë të re politike, një LDK të reformuar, të ndërtuar dhe të përgatitur që të hyjë në gara dhe të fitojnë pa asnjë problem karshi çdo kundërkandidati. Zaten, ne jemi parti që në Gjilan jemi në rritje edhe më tutje, për dallim prej subjekteve tjera. Besimin qytetar duhet ta ruajmë dhe ta rrisim duke e përgatitur një gjeneratë të re të politikanëve, të cilët mund të fitojnë dhe ta udhëheqin Gjilanin europian në hapin tjetër. Projekti i stadiumit të qytetit po nis ashtu siç edhe kemi planifikuar në planin e investimeve të Komunës së Gjilanit. Investimi i tij i përgjithshëm është në vlerë prej 6.2 milionë euro. Sot kemi nënshkruar vetëm faza e parë e cila është në vlerë prej mbi 3.1 milionë euro, gjithashtu edhe faza e dytë është e planifikuar që të investohet në vlerën prej rreth 3.1 milionë, që do të thotë se Gjilani përfundimisht po hynë në mesin e qyteteve me stadium modern dhe me standarte të sportit sipas UEFA-s dhe FIFA-a.

 

„Dieta buxhetore, ka krijuar besim sepse nga kursimi ne kemi ndërtuar shtëpi për familjet në nevojë“

 

Ku është zemra dhe shpirti i programit tuaj për qytetarët e Gjilanit e me rrethinë?

Lutfi Haziri: Në punë të madhe, të përgjegjshëm ndaj kuletës së popullit, me disiplinë të ashpër në kursime. Dieta buxhetore, ka krijuar besim sepse nga kursimi ne kemi ndërtuar shtëpi për familjet në nevojë, jemi sjellur përgjegjshëm ndaj problemeve që i ka pasur Gjilani dhe kemi punuar jashtëzakonisht shumë në zgjidhjen e problemeve. Kosovës dhe shqiptarëve kudo që janë më shumë se kurrë sot i nevojitet uniteti kombëtar në shumë çështje. Është koha e fundit që në vendet tona të sundoj ligji, të gjithë të trajtohen në mënyrë të barabartë para ligjit dhe askush të mos jetë ‘i paprekshëm’ kur bënë ‘gjynah’, qoftë ai politikan, biznesmen, polic, prokuror, gjykatës…Është koha e fundit, poashtu, që të shfrytëzohet i tërë potenciali që të zhvillohet ekonomia, duke hapur vende të reja pune, pastaj arsimi, shëndetësia e resorët tjerë.

 

Kryetar i Gjilanit për të parën herë jeni zgjedhur në vitin 1990?

Natyrisht, jam i lidhur me këtë qytet sepse është vendlindja ime, e kam familjen këtu dhe kam kujtime shumë të mira që nga fëmiljëria e deri më sot. Në Gjilan e kam nisur karrieren politike në vitin 1990, pastaj kam vazhduar pa ndalur të kontrobuoj për të mirën e përgjithshme dhe qytetarët e mi më bënë krenar duke më zgjedhur kryetar në vitin 2000 si 29 vjeçar, për të më besuar me pozita të të rëndësishme shtetërore në vazhdimësi. Gjilanit i kam borxh përjetë. LDK-në e kam familje timen politike dhe nuk lejoj që familjen time ta prek askush.

 

Mesazhi juaj për gjithë qytetarët e Gjilanit e me rrethinë?

Lutfi Haziri: Gjilani i gjilanasve. Dilni më 19 nëntor dhe konfirmojeni rezultatin dhe vazhdojmë me punë t’hajrit, me punë të drejtë e të sinqertë për të mirën e rinisë,  për të mirën e të gjithëve, për të mirën e një Gjlani siç e kemi në shpirt që të gjithë. Vota juaj për të mirën e Gjilanit e të gjithë bashkë, do ti vazhdojmë projeketet për Gjilanin tonë.

 

Ju jemi mirënjohës z.Haziri për kohën dhe ju urojmë suksese e gjitha të mirat.

Pata kënaqësinë që të bashkëbisedojmë dhe i përshëndes që të gjithë lexuesit tuaj kudo që janë ata dhe padyshim të gjithë mërgimtarëve gurbet të mbarë e gjitha të mirat. Gjilani ju mirëpret, nuk ju harrojmë kurrë, ju jemi mirënjohës për gjithçka që keni bërë për të mirën e Gjilanit, Kosovës dhe atdheut në përgjithësi dhe që po vazhdoni të bëni dhe Gjilani është i juaji e zoti ju bekoftë Juve dhe familjet Tuaja. / Intervistoi: Dashnim HEBIBI