Aksident në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, vetura godet këmbësorin – Telegrafi

0
37

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, e ku mbeti i lënduar këmbësori të cilin e goditi vetura.

Si pasojë e këtij aksidenti, këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 16:40.

“Rreth orës 16:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar tutje Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut./Telegrafi/