Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas 54-vjeçaren në Rrugën e Elbasanit

0
35

Një 54-vjeçare ka ndërruar jetë këtë të hënë, pasi u përplas për vdekje nga një makinë rreth orës 06:10, në Rrugën e Elbasanit.

“Më datë 18.12.2023, rreth orës 06:10, në Rrugën e Elbasanit, automjeti me drejtues shtetasin P. Xh., ka aksidentuar shtetasen A. R., 54 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.


Top Channel