Shisnin drogë pranë shkollave në Shëngjin, arrestohen dy të rinj

0
37

Dy të rinj janë arrestuar për shitje droge në Shëngjin, në afërsi të shkollave.

Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, gjatë kontrollit fizik të 24-vjeçarit Pietro Gega dhe 21-vjeçarit Alfredo Daja i janë gjetur doza të kanabisit gati për shitje dhe mjetë që përdoren për përgatitjen e dozave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur që dyshohet se janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale, të cilët i shisnin dozat e lëndës narkotike, në afërsi të shkollave të Shëngjinit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Top Channel