Edvin Kuc, “Mesfushori më i mirë i vitit” nga Telegrafi Sport – Telegrafi

0
44

Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2023 në Superligën e Kosovës në futboll.

Telegrafi Sport duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm për futbollin vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2023 në Superligën e Kosovës në futboll.


Edvin Kuc – Mesfushori më i mirë i vitit

Mesfushori nga Mali i Zi është në vitin e tij të pestë në futbollin e Kosovës dhe padyshim se është njëri nga lojtarët më kualitativ të viteve të fundit.

Edvin Kuc, “ Mesfushori më i mirë i vitit” nga Telegrafi Sport

Këtë e ka dëshmuar edhe në vitin e fundit, duke qenë njëri nga më meritorët në titullin e fituar nga Ballkani dhe kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës.

Edvin Kuc gjatë vitit 2023 ka zhvilluar plot 42 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 9 gola, ku nuk i munguan as asistimet.

Ai fal paraqitjeve shumë të mira e ka fituar një vend edhe në Përfaqësuesen e Malit të Zi, ku në vitin 2023 u ftua për herë të parë, madje shënoi edhe tre gola.

Mesfushori i Ballkanit, Edvin Kuç dhe gazetari Bardh Maxhuni

/Telegrafi/