SHPËRNDAJE

Reperi i njohur Getoar Selimi çdo herë e më shumë po ngjitet shkallëve të suksesit.

Pothuajse secili projekt që ai publikon rezulton si shumë i suksesshëm dhe kështu ka ndodhur edhe së fundmi.

Kënga solo e tij me titull ‘Birthday’ ka arritur të klikohet plot 1 milion herë në kanalin zyrtar në Youtube ani pse ka pak ditë prej publikimit.

Për tekstin e kësaj kënge është kujdesur vetë Getoar Selimi, kurse muzika është punuar nga Irkenc Hyka në mix nga JoJo.

Ky projekt muzikor erdhi i realizuar edhe me videoklip të punuar nga Max Production e që befasoi të gjithë pasi nuk kishte bërë asnjë zhurmë paraprakisht para publikimit.

Ghetto Geasy pas disa lidhjeve të dështuara e ka gjetur vetën te Marina Vjollca me të cilën edhe u martuan.

Kujtojmë se së fundmi brenda labelit që ai drejton ka pasur një krizë pasi njëri prej menaxherëve brenda grupit i ka zbuluar disa padrejtësi që Geti i ka bërë brenda grupit duke bërë kështu dallime mes reperëve dhe datave të koncereteve.

/presheva.com