Pas debateve të ashpra, shqiptari vret veten me armë para syve të gruas dhe fëmijëve

0
39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Mesini, në zonën Kalo Nero të Greqisë, ku një shqiptar i ka dhënë fund jetës së tij para gruas dhe dy fëmijëve të tij.

50-vjeçari shqiptar ende i paidentifikuar ka qëlluar veten me një pushkë pas një sherri të madh me gruan.

Sipas mediave greke ai shkoi në një arë, ku punonte bashkëshortja me fëmijët, ndërkohë që ndodheshin dhe shumë punëtorë të tjerë. Ai ka filluar të debatojë ashpër me gruan dhe më pas është larguar. Si fillim 50-vjeçari ka qëlluar në ajër, ndërkohë që fëmijët tentuan ta qetësonin. Ai drejtoi armën nga vetja, duke i dhënë fund jetës së tij.


Top Channel