SHPËRNDAJE

Duket se përdoruesit e modelit më të ri të telefonave nga Apple, iPhone X, do të mbeten të zhgënjyer me kualitetin e jashtëm të telefonit, pasi shumë njerëz që e kanë blerë telefonin e shtrenjtë pak orë pasi është hedhur në treg kanë shpërndarë në rrjetet sociale pamje të ekranit dhe pjesës së pasme të thyer të iPhone X.

Edhe pse Apple kishte premtuar që iPhone i ri do të jetë më i fortë nga jashtë, në tentim për të eliminuar problemet e mëdha me thyerjet e ekranit të modeleve të smartphonëve, megjithatë duket se historia me ekranë e kënde të thyera të telefonave të shtrenjtë do të përsëritet edhe me këtë model.

Pasi porositë online për këtë model përfunduan brenda pak sekondash, dyqanet e Apple në mbarë botën janë vërshuar nga radhët e klientëve që donin ta kenin atë në dorë sa më parë.

iPhone X është telefoni më i shtrenjtë nga Apple i prodhuar ndonjëherë./presheva.com/