Portieri i vitit 2023 nga Telegrafi në futbollin kosovar, Haxhihamza: Çmim i rëndësishme duke marrë parasysh se kush më ka vlerësuar – Telegrafi

0
48

Redaksia e Sportit në Telegrafi, portalit lider në vend, ka shpallur fituesit e çmimeve për lojtarët më të mirë të Superligës së Kosovës në futboll për vitin 2023.

Gjatë vitit 2023, shënoi periudha të mbushura me rivalitete dhe garë të fortë mes ekipeve, si në gjysmën e fundit të sezonit 2022/23 ashtu edhe në pjesën e parë të edicionit 2023/24, ku futbolli kosovar vazhdoi të tregojë zhvillim dhe përmirësim të qëndrueshëm.

Përveç sukseseve të mëdha ekipore, lojtarët e Superligës treguan rritje individuale dhe performanca të larta, ku veçohet suksesi i ekipit kampion, Ballkani, që u përfaqësua për të dytin vit radhazi në arenën ndërkombëtare, edhe kësaj radhe në Ligën e Konferencës.

Telegrafi, që mbetet burim i besueshëm dhe i përkushtuar ndaj ndjekjes nga afër të futbollit vendor, ka zgjedhur të ndajë sërish çmimet për lojtarët më të dalluar të vitit 2023 në ligën elitare të Kosovës.

Kenan Haxhihamza është zgjedhur portieri i vitit 2023, pasi ai pati një vit të jashtëzakonshëm me Dukagjinin e Klinës, ku në fund u ftua edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Portieri rahovecas ishte më i miri në pozitën e tij gjatë vitit 2023, duke e dërguar Dukagjinin në garat evropiane për herë të parë në histori të klubit.

Haxhihamza gjatë vitit 2023 luajtur gjithsej 34 ndeshje, ku ka pranuar 33 gola, ndërsa në 10 ndeshje e ka mbajtur portën e paprekur.

Në garat evropiane po ashtu ai kishte paraqitje shumë të mirë, duke bërë pritje të jashtëzakonshme.

Ai pas paraqitjeve fantastike si në Evropës, ashtu edhe në kampionat, fitoi për herë të parë një ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Haxhihamza është kthyer në njërin prej pritësve më të mirë të penalltive në Kosovë.

Pasi mori çmimin, Haxhihamza ta se dihet i vlerësuar që një medium si Telegrafi e ka shpallur portierin e vitit.

“Unë besoj që duke filluar prej fillimit të vitit, prej janarit kam pasur një sezon shumë të mirë që ka rezultu pastaj edhe me ftesën prej Përfaqësueses së Kosovës, ku dua t’i falënderojë për besimin që kanë pas për të më ftuar”.

“Pastaj se sa e rëndësishme është ky çmim prej Telegrafit për mua dhe gjithë sportistët këto çmime që i ndanë Telegrafi çdo vit tregon shumë mirë kredibilitetin që ka Telegrafi si medium dhe mbulushmëria që e kanë ndaj sportit, sidomos ndaj Superligës së Kosovës”.

“Ky çmim merr rëndësi shumë të madhe, duke e ditur se sa janë kredibilë këta gazetarë dhe ky medium, çka me të vërtetë më bën të ndihem shumë mirë sepse ndihesh i vlerësuar nga njerëz të vlerësuar”, tha Haxhihamza. /Telegrafi/