SHPËRNDAJE

Katër vite më parë, Sekretari atëkohë i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar në adresën e tij të rrjetit social Facebook një dokument të shkruar në gjuhën serbokroatishte (foto) për të cilin ai pretendon se është dokumenti zyrtar që verteton se kryeministri i vendit i asaj kohe, bëhet fjalë për marsinin e vitit 2012, Sali Berisha është bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete të Jugosllavisë, dokument që u mor dhe u botua dhe nga mediat shqiptare në atë kohë, në Shqiptarja.com dhe Tema kryesisht.
“Sali Ram Berisha bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete jugosllave. Në dosjet sekrete të ish-UDB fshihen dokumenta të përfshirjes së Sali Ram Berishës në shërbimet sekrete jugosllave”, ka qënë deklarata e shkruar përmes së cilës deputeti socialist Balla ka shoqëruar dhe dokumentin që sipas tij verteton dhe ka të shkruar për praninë e Sali Berishës në listën e bashkëpuntorëve të sigurimnit jugosllav. Kaq ka mjaftuar që menjëherë pas publikimit të këtij dokumenti në serbokroatisht, që sipas deputetit socialist Balla rezulton të përmbajë emrin e Berishës, të vërshojnë komentet e ndryshme, pjesa më e madhe e të cilëve bënte fjalë për hapjen urgjente të dosjeve të sigurimit të shtetit, pasi do kishte xhevahire të tjera e të tjerë emra të mëdhenj të politikës do ishin prezentë në listën e spiunëve të diktaturës por dhe të shërbimeve të huaja.
“Jemi duke mbledhur hap pas hapi informacione dhe në pritje të dokumenteve të tjerë plotësues dhe origjinale që vertetojnë se Sali Berisha ka qënë agjent i UDB Jugosllave. Në dosjet e ish-UDB fshihen dokumente të përfshirjes së tij në shërbimet sekrete jugosllave, dhe ne do t’i zbardhim ato për publikun shqiptar”, deklaroi sekretari i grupit socialist Balla. Duke paralajmëruar që dosjen do ta çojnë në Kuvend. Ky dokument në të cilin bëhet fjalë për kontaktet e UDB, sipas tij, me agjentin e tyre Berisha në Tiranë. Këtë fakt Balla e ka denoncuar në adresën e tij në rrjetin social ‘facebook’. “Një tekst i shkurtër në gjuhën serbe në dokumentet të cilave iu referova. Përkthyer në shqip: U kontaktua me agjentin tonë në Tiranë. S. Berisha ka raporte shumë të mira me udhëheqjen komuniste. 5 Janar 1987”, shkruan deputeti socialist. Ndërkohë që ende nuk kemi pasur ndonjë reagim nga ana e Berishës apo stafit të tij, s’kanë munguar të reagojnë ekspertë të shërbimeve inteligjente, që nga ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi e deri tek Luan Pobrati të cilët ditë më parë për gazetën “Shqiptarja.com” kanë pohuar se shërbimi sekret jugosllav, UDB ishte ulur këmbëkryq në Shqipëri, ndërkohë që në lidhje me përfshirjen e kryeministrit aktual Berisha në rrjetin e ish-bashkëpuntorëve të UDB, sikurse akuzon deputeti socialist Balla, e kanë marrë me rezervë, duke deklaruar se duhen më shumë dokumente për të vertetuar një akuzë të tillë. Ndërsa në reagimet e mëvonshme për mediat, kanë qënë dhe deputetët socialistë Braçe dhe Lutaj ata që e kanë akuzuar Berishën si spiun të serbëve, dike evidentuar faktin se është dhëndër në Serbi, por dhe terrenin e lirë që ka lënë Berisha për Fazlliç dhe shumë njerëz të krimit serb në pasuritë e tundshme dhe të patundshme shqiptare. Madje Lutaj ka deklaruar për gazetën tonë ditë më parë se dihet Berisha ka lidhje të hershme me qarqet serbe. “Ne disponojmë kartelën e Berishës që nga lindja e tij dhe deri më sot. Ne disponojmë lidhjet e tij me shërbimet serbe. Këto fakte ne do t’i bëjmë publike në Parlament”, ka qënë deklarata e Lutajt.

Akuzat e Hajdarit: Berisha spiun i UDB

Por shqetësimi për spiunët e UDB në politikën shqiptare ka qënë më herët. Ishte
ish-kryetari i komisionit të rendit dhe SHIK, lideri i dhjetorit Azem Hajdari, ai që në fundin e vitit 1995 vuri alarmin se të vetmet dosje që kishin humbur ishin ato të spiunëve të UDB jugosllave. Alarmi i tij erdhi pasi kishte marrë informacione nga komisioni i verifikimit të figurave “Mezini” se ishin zhdukur këto dosje. Por ndonëse nuk u verifikuan më nëse ishin humbur ose jo, vetë Hajdari pati një përplasje në PD, ku për një shpullë që i futi njërit prej pjestarëve të administratës blu, përjashtohet nga grupi parlamentar i PD pak muaj më vonë.
Por s’kanë qënë të pakta rastet kur në Shqipëri gjatë përplasjeve politike mes të majtës dhe të djathtës, sipas rasteve kur kanë qënë në qeveri dhe në pushtet, herë PS dhe herë PD, përpos akuzave për korrupsion dhe qëndrime antikombëtare, ka pasur akuza dhe për vënien ne interesave të shqiptarëve në shërbim të angjecive të huaja të sigurisë. Fillimisht kanë qënë socialistët ata që kanë akuzuar Berishën se ka qënë në shërbim të serbëve të Milosheviçit, duke e argumentuar me këtë fakt furnizimin e Serbisë me naftë në kulmin e embargos së OKB ndaj Milosheviçit. Por me ardhjen e PS në pushtet, ishte opozita e Berishës që akuzonte qeverinë e Nanos dhe të gjitha qeverisjes socialiste si agjente te grekëve, serbëve e të gjitha shërbimeve të huaja.
Menjëherë pas ardhjes në pushtet të qeverisë së Berishës, akuzat e socialistëve morën një tjetër dimension, teksa përmes figurave të rëndësishme, që nga nënkryetari i grupit të PS Braçe por dhe nga kryetari Rama e kanë akuzuar Berishën si dhëndërr të Serbisë dhe si një njeri që ua ka shitur interesat e vendit Serbisë, duke shitur bregdetin, por dhe duke e ndihmuar sipas PS në të gjitha rastet Serbinë. Kështu Braçe e ka akuzuar Berishën si politikanin që ka dhënë të gjitha pasuritë e ndërtimin e rrugëve për njerëzit e UDB e të familjes së bashkëshortës, që sipas nënkryetarit të grupit socialist, është serbe.
Rivitalizimi i akuzave të ndërsjella erdhi kur Berisha akuzoi Ramën se me bllokimin që i bëri reformave dhe integrimit, ndihmoi Serbinë. Kaq mjaftoi dhe sulmet erdhën nga të gjitha anët, nga Rama, Braçe, Topi dhe ish-zv.presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE, ish-deputeti demokrat Biberaj. Por kulmi i akuzave ka mbërritur dje nga ana e deputetit të PS, Balla, që e akuzoi Berishën si bashkëpuntor i UDB jugosllave.
Kreu i qeverisë shqiptare është akuzuar në vijimësi për lidhje me serbët. Madje akuzat ndaj tij e kanë fillesën që herët, kur ishte President i vendit dhe kur duke thyer embargon e OKB të vënë për Jugosllavinë e Milosheviçit, furnizoi makinën luftarake serbe në masakrat e kryera në Bosnje, Kroaci dhe më vonë në Kosovë. Ndërkohë që dhe sulmi ndaj UÇK dhe deklarata që ‘kush firmos marrëveshjen e Rambujesë është tradhëtar i çështjes kombëtare’, firmosja e të cilës nga Thaçi u hapi rrugë trupave të NATO-s për çlirimin e Kosovës, është komentuar si një ndihmë e dhënë nga Berisha për Millosheviçin dhe serbët. Ndërsa djali i Remzi Hoxhës e ka akuzuar Berishën për takime me Millosheviçin që ndikuan dhe në vrasjen e të atit të tij. Pa përjashtuar akuzat për përfshirje në trafikun e armëve në Libi, bashkë me serbët.

Kërkesa e 4 eurodeputetëve: Duam dosjet serbe

Katër eurodeputetë për qeverinë serbe kanë bërë një kërkesë për qeverinë serbe, që si kusht për të
hyrë në BE, duhet të hapë dosjet e UDB për vendet e BE, për vendet që kanë qënë pjesë e Jugosllavisë, dhe për vendet aspirante për në BE. Kjo bëhet e ditur nga ana e deputeti socialist Taulant Balla, i cili thotë se me këtë rast do të dalë edhe dosja e Sali Berishës si spiun i serbëve.
“Në vijim të publikimit të disa dokumentave për lidhjet e Sali Berishës me shërbimin sekret jugosllav UDB dhe në pritje të dokumentave të tjera, ju informoj se e gjithë arkiva sekrete e
UDB ndodhet në arkivën shtetërore serbe. UDB (Uprava Državne Bezbednosti) pushoi së ekzistuari më 4 shkurt 2003 dhe prej atij momenti arkivat u zhvendosën në arkivën shtetërore.

Aty ndodhet edhe dosja e plotë e Sali Berishës. Aktualisht nuk lejohet aksesi në arkivat e UDB. Rreth dy vite më parë edhe Parlamenti Europian ka kërkuar hapjen e dosjeve të UDB. Sot po ju njoh me kërkesën e katër eurodeputetëve për publikimin e dosjeve të UDB”, shkruan deputeti Balla në Facebook.

http: //www.e uroparl. europa. eu/ sides/get Doc.do? type= Ë Q &reference =E -2010-5105 & language=EN.

Kjo është kërkesa e Parlamentit Europian, ku është teksi i kërkesës së katër eurodeputetëve për hapjen e dosjeve të UDB-së.