Konfirmohet vendi dhe data e finales së Superkupës së Kosovës – Telegrafi

0
48

Prishtina ka konfirmuar vendin dhe datën për finalen e madhe ndaj Ballkanit në Supërkupën e Kosovës.

Superkupa e Kosovës ka disa vite që zhvillohet në dimër apo më saktë në muajin janar.

Edhe kësaj radhe fituesi i kampionatit dhe fituesi i Kupës do të ndeshen mes vete në këtë muaj.

Ballkani si kampion dhe Prishtina si fitues i edicionit të fundit të Kupës së Kosovës do të ndeshen mes vete në finalen e Superkupës.

Klubi kryeqytetas ka konfirmuar se kjo ndeshje do të zhvillohet në Antalia të Turqisë më 20 janar 2024.

“FC Prishtina do të tentojë Superkupën e 11-të në përballje me FC Ballkani më 20 janar në Antalya të Turqisë”, thuhet në njoftimin e kryeqytetasve. /Telegrafi/