SHPËRNDAJE

Dy të tretat e duhanpirësve në Britaninë e Madhe kanë provuar ta lënë duhanin në 12 muajt e fundit, është bërë e ditur nga një studim që e kanë bërë hulumtuesit britanikë, përcjell albinfo.ch.

Në këtë studim është bërë e ditur se rreth pesë milionë britanikë kanë tentuar ta lënë pirjen e duhanit.

Gjysma e tyre që provuan kanë lënë fajtor mungesën e përkushtimit, pasi dështuan të shkëputeshin nga nikotina. “Mirror” shkruan se një e treta kanë thënë se mund ta ndërprisnin për më shumë se 75 për qind, derisa një e katërta kanë përgjysmuar përdorimin, duke përdorur alternativa të tjera./presheva.com/