SHPËRNDAJE

Moda dhe ikonografia katolike: do të jetë kjo tema e Met Ball 2018, eventi vitor i “Metropolitan Museum of Art’s Costume”i Institutit të New York, që për edicionin e ardhshëm do të përurojë ekspozitën “Heavenly Bodies: Fashion and Catholic Imagination” (Trupat qiellorë: Moda dhe imagjinata katolike).

Me më shumë se 150 krijime, veshje të huazuara nga Vatikani dhe veshje nga stilistë të rëndësishëm si Chanel, Balenciaga dhe Versace, ekspozita do të theksojë lidhjen e ngushtë që gjithmonë lidh modën e fenë dhe do të tregojë sesi ikonografia fetare ka ndikuar dhe vazhdon të ndikojë sistemin e modës.

Kush e di nëse kjo temë, disi e diskutueshme, do të arrijë të vërë në vështirësi yjet e botës së kinemasë, muzikës dhe argëtimit që, si çdo vit, do të ftohen për të prezantuar në mënyrë krijuese kodin e veshjes të mbrëmjes.

Ndërsa vazhdojnë përgatitjet për këtë event, që është një nga takimet më të pritura të vitit , dalin edhe detajet e para mbi emrat e të famshmëve, që do të parakalojnë në tapetin e kuq, gjatë këtij edicioni të galasë.

Lajmi i parë i madh është i lidhur me tre mikpritëset e eventit : Donatella Versace, Rihanna dhe Amal Clooney, tre gra me personalitet të fortë që për rastin do të ngjiten në skenën e Met Gala 2018 në rolin e prezantueseve.

Pra, gjasat për një mbrëmje vërtet unike janë të gjitha, nuk na mbetet veçse të presim majin 2018./presheva.com/