SHPËRNDAJE

Argjentina, pas një faze të vështirë kualifikuese, ka arritur të sigurojë kalimin për në “Rusia 2018”. Djemtë e trajnerit Sampaoli janë aktualisht në Rusi, ku do të përballen me një ndeshje miqësore kundër mikpritësve të Botërorit. Mikrofoni i “TycSports” foli me Paulo Dybala, që iu desh të ndahej mes klubit dhe kombëtares. Para së gjithash ai ka një thirrje për “Pipita”: “Gonzalo Higuain ëndërron të jetë këtu në Botëror me ne, tifozët gjithashtu e duan atë. Ai nuk duhet të provojë më asgjë, sepse është një lojtar i madh dhe i ka të gjitha kartat në rregull”. Më tej, numri 10 i Juventusit ka folur ​​për marrëdhënien me Leo Messin dhe një ëndërr:

“Fjalët e mia për Leon disa javë më parë u interpretuan keq. Ai është thjesht idhulli im dhe do të përpiqem në të gjitha mënyrat për ta ndihmuar atë dhe të gjithë Argjentinën në Kupën e Botës. Luajtja e finales është një ëndërr, e kam parë që nga viti 2014 dhe tani dua të bëhem pjesë e saj”. Së fundi, ka vend për disa konsiderata nga Juventusi: “Unë mund të them se tashmë i kam arritur disa nga qëllimet e mia. Duke luajtur me fanellën bardhezi është një nder i madh. Periudha te Palermo ka qenë e madhe, por në këto tri vite te Juventusi kam qenë gjithmonë e më mirë”.