SHPËRNDAJE

Sipas revistës Kicker, Bayerni janë të pakënaqur me paraqitjet e Vidalit dhe nuk janë të sigurt se ai mund të ri-gjej formën e tij më të mirë.

Bayerni besojnë se mund të fitojnë plot 50 milionë funte apo rreth 60 milionë euro nga shitja e tij në janar të vitit 2018 ose më së largu në qershor.

Raportet në Kili këtë vit pretenduan se Antonio Conte kishte biseduar me Vidalin – dhe se mesfushori ishte duke mësuar anglisht përpara një kalimi në Ligën Premier.

Interi gjithashtu ka dëshirë transferimin e tij dhe thuhet se me zhbllokimin e transferimeve ata do të bëjnë ofertë zyrtare për Vidalin.