Endrick zbulon se çfarë ëndërron me Real Madridin – synim i vështirë, por jo i pamundur – Telegrafi

0
38

Ndërsa po zhvillon një karrierë të suksesshme me Palmeiras në Brazili, Endrick Felipe ka zbuluar aspiratat e tij të larta për të ardhmen në një intervistë të fundit për revistën GQ Espana.

Ylli në ngritje ka theksuar entuziazmin për të ardhmen e tij me Real Madridin, duke rrëfyer për ëndrrat e fëmijërisë dhe synimet ambicioze.

“Kur isha fëmijë, ëndërroja të luaja për Madridin. Tani jam 17 vjeç dhe kam katër tituj me Palmeiras. Kjo është ajo që më bën vërtetë krenar”, deklaroi Endrick.

“Ai nuk ndalet vetëm te kjo, pasi ka pohuar se synon të arrijë një nivel akoma më të lartë në futbollin evropian”.

“Në Madrid, do të doja të fitoja pesë herë Ligën e Kampionëve dhe të fitoja La Ligën dhjetë herë. Kjo është ajo që dua”, shton lojtari me ambicie.

Endrick, i cili ka bërë emër për veten në skenën e futbollit brazilian, është i vendosur për sukses në klubin e tij të ri. Real Madrid ka nënshkruar me talentin brazilian një kontratë që do ta mbajë atë në Bernabeu deri në vitin 2027, me mundësinë e zgjatjes për tre vite të tjera.

Gjithashtu, pritet që Endrick të bashkëngjitet me skuadrën e Madridit në verë, sapo të festojë ditëlindjen e tij të 18-të. /Telegrafi/