Kryeziu: Kurti është dashur të bëjë një draft-statut për Asociacionin, të dalë në ofensivë diplomatike – Telegrafi

0
59

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka ritheksuar se kryeministri Albin Kurti është dashur të bëjë një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kështu, sipas tij, Kurti do të ishte në “në ofensivë diplomatike” dhe “pastaj shtizat shkojnë te Vuçiqi”.

Sipas Kryeziut, partitë politike nuk duhet të jenë të lumtura me draft-statutin evropian të Asociacionit.

“Unë kam thënë që duhet ta bëjë një draft kryeministri dhe të dalë në ofensivë diplomatike. Pastaj, shtizat shkojnë të Vuçiq. S’kemi pasur çare pa e bërë, në kuptim popullore po e them. S’kemi pasur çare pa ardhur deri këtu. Pasi kur bashkësia ndërkombëtare merr vendime ato janë të zbatueshme, munden me u vonu, por janë të zbatueshme. Tash kjo duhet me u zbatu dhe partitë politike duhet të japin mendim e tyre. Dhe shpresoj dhe besoj që partitë politike nuk janë të lumtura me draft-statut, as ne si shqiptarë nuk jemi. Por është diçka e domosdoshme, është një diskriminim pozitiv”, tha Kryeziu për RTV Dukagjini.

“S’kemi qenë të lumtur as me disa veprime të mëhershme, por këto janë konturat që shteti i jonë të shkojë përpara dhe të hyjë në mekanizmat e tjerë. Ne e dimë që shteti i jonë sot është bukur shumë i i izoluar, në kuptim që nuk jemi të  integruar në INTERPOL, nuk jemi OSBE… Asociacioni duhet me kontrollu në aspektin administrativ, politik e kështu më radhë”, ka thënë Kryeziu. /Dukagjini/