Lider në mbrojtjen e Leverkusenit, katër gjigantët evropianë synojnë transferimin e Piero Hincapies – Telegrafi

0
40

Bayer Leverkusen po zhvillon një sezon ëndrrash deri më tani, ku janë lider në Bundesliga, derisa kanë kaluar grupet e Ligës së Evropës me gjashtë fitore në po aq ndeshje.

Sigurisht që një nga futbollistët më të mirë në repartin defensivë klubi gjerman është qendërmbrojtësi ekuadorian Piero Hincapie.

21-vjeçari ka dy vite e gjysmë që është pjesë e Leverkusenit dhe është shëndrruar në një lider në repartin defensivë.

Sport Bild ka raportuar se e ardhmja e tij mund të jetë larg ‘Bay Arenas’ pas afatit kalimtar të janarit, pasi katër skuadra të mëdha evropiane janë vënë pas tij.

Gjithnjë sipas mediumit gjerman e ardhmja e qendërmbrojtësit të talentuar është mes kampionatit anglez dhe atij italian.

Liverpool, Newcastle United, Roma dhe Milan janë skuadrat që po intereoshen për transferimin e tij, edhe pse gjigantët anglez janë favorit për t’i siguruar shërbimet e Hincapies.

Leverkusen e vlerëson yllin e tyre rreth 60 milionë euro, shumë që për dy skuadrat italiane është e papërballueshme. /Telegrafi/