SHPËRNDAJE

50 lojtarët më të mirë të vitit 2017, do të zbulohen të martën nga ‘Goal.com’, duke filluar me renditjen nga i 50-ti deri te i pari.

Janë votat e gazetarëve të ‘Goal.com’, që kanë përpiluar këtë listë, duke marrë parasysh situatën e lojtarëve, formën e tyre te skuadrat dhe kombëtaret, të arriturat e gjithçka tjetër.

Njëri nga yjet që ka mbetur jashtë kësaj liste, është edhe Gareth Bale. Lëndimet e shumta që e përcollën uellsianin gjatë këtij viti, kanë bërë që ai të mos jetë në 50 lojtarët më të mirë të vitit 2017, ndërsa një vit më parë u rendit i pesti.

Bale është njëri nga pesë yjet e futbollit që ka mbetur jashtë kësaj liste.

Riyad Mahrez, Mesut Ozil, Gerard Pique dhe Sergio Aguero, janë lojtarët tjerë që nuk e kanë zënë një vend në 50 lojtarët më të mirë të vitit 2017.