SHPËRNDAJE

Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi, para Komisionit për Integrime Evropiane, nesër paraqet të gjeturat e deritanishme nga terreni rreth demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

Ditë më parë, anëtarët e këtij komisioni e kanë njoftuar kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, për punën e tyre të deritashme në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga burimet e ndryshme, nga terreni si dhe nga takimet e punës të zhvilluara gjatë javës së kaluar në Republikën e Kroacisë dhe të Sllovenisë, me qëllim të sigurimit dhe verifikimit të të dhënave faktografike, konsultimeve dhe shkëmbimeve të përvojave me zyrtarët relevantë të këtyre shteteve.