SHPËRNDAJE
epa06284980 Brazilian and PSG forward Neymar (bottom right facing), Argentine international and Barcelona forward Lionel Messi (third from bottom), his wife Antonella Roccuzzo, Portugal and Real Madrid forward Cristiano Ronaldo, his son Cristiano Ronaldo Jr. and Cristiano Ronaldo's girlfriend Georgina Rodriguez during the Best FIFA Football Awards 2017 at the London Palladium, London, Britain 23 October 2017. EPA-EFE/ANDY RAIN

Interit mund t’i ketë humbur shkëlqimi në vitet e fundit, por impakti që ka pasur në botën e futbollit nuk mund të mohohet.

Nëse nuk bindeni, do t’ju zbulojmë një fakt të bukur që është postuar në Reddit.

Çdo finale e Kupës së Botës që nga viti 1982 ka pasur të paktën një lojtar të Interit.

Si në kohë të këqija, ashtu edhe më të këqija, Inter ka mundësuar lojtarë për evenimentin më të madh të futbollit botëror.

Pyetja më e madhe është, a mund t’i gjeni emrat?

e t’ia nisim me Spanjën, aty ku u zhvilluar Kupa e Botës 1982. Italia u ndesh me Gjermanisë Perëndimore në finale, duke fituar 3-1, me lojtarët e Interit Giuseppe Bergomi dhe Gabriele Oriali që kanë ngritur trofeun.

Katër vite më pas Karl-Heinz Rummenigge ishte pjesë e skuadrës humbëse gjermane ndaj Argjentinës së Diego Maradonas në Meksikë.

Në Itali 1990 Gjermani mori hak ndaj Argjentinës, me Andreas Brehme, Jurgen Klinsmann dhe Lothar Matthaus që ishin interistët e skuadrës fituese.

Në Botërorin e 1994 që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nicola Berti humbi teksa Brazili fitoi titullin e katërt, duke mundur Italinë.

Katër vite më pas, një nga finalet më të bukura të dekadave të fundit, Youri Djorkaeff u përball me Brazilin e Ronaldos teksa Franca ka mundur 3-0 në Paris.