SHPËRNDAJE

Fabio Capello beson se Carlo Ancelotti është njeriu i duhur për ta marrë timonin e përfaqësueses së Italisë.

Giampiero Ventura është në rrezik që të shkarkohet nga posti i trajnerit edhe nëse Azzurrët kualifikohen për në Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.

Italia nuk është në një situatë të mirë, pasi pësoi me rezultat 1-0 nga Suedia në ndeshjen e parë të ‘play-offit’ dhe do ta ketë të vështirë që të sigurojë pjesëmarrjen në Rusi.

Ish-trajneri i Bayern Munchut është njëri nga kandidatët që mund ta marrë drejtimin e kombëtares në rast të shkarkimit trajnerit aktual.

Vet Capello e ka tërhequr emrin e tij nga mundësia për t’u bërë trajner i Italisë, ndërsa e ka favorizuar Ancelottin për këtë post.