Trafikuan mbi tre ton kokaine, goditet në Spanjë grupi criminal, mes tyre edhe shqiptarë

0
42

Një grup kriminal i përbërë nga shqiptarë, italianë, kolumbianë dhe portugezes është goditur në Galicia të Spanjës gjatë një operacioni të Guardias Civile spanjolle në bashkëpunim me DEA-n.

Disa inspektorë nga PJ portugeze bashkëpunuan në operacionin gjigant që u zhvillua në orët e para të së martës në zonën Salnês, një komunë në Galicinë fqinje, kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës. Policia nga të dy vendet arrestoi nëntë persona, duke përfshirë një portugez, që dyshohet se është përgjegjës për një nga rrjetet më të mëdha ndërkombëtare të trafikut të kokainës që përdor Gadishullin Iberik si një portë për në Evropë.

Sipas informacioneve nga autoritetet spanjolle, PJ filloi hetimet në vitin 2022, me sekuestrimin e tre tonëve kokainë që po udhëtonin në bordin e një anijeje me flamur afrikan, jashtë ishujve Kanarie, të cilat ishin të destinuara për Galicinë dhe Portugalinë.

Më vonë, në prill të këtij viti, PJ, me GNR dhe Guardia Civil spanjolle, sekuestroi në Peniche një skaf dhe 1 mijë e 600 kilogramë kokainë. Në atë kohë, autoritetet nuk mundën të arrestonin asnjë nga të përfshirët, por zbuluan trupin e një peshkatari portugez, ku mendohet se ishte viktimë e helikave të skafit, në momentin që ai tentoi të arratisej.

Gjatë zhvillimit të hetimeve për këtë rast, dje u zhvillua operacioni në Galicia. Media italiane JN mësoi se disa nga të arrestuarit jenë anëtarë të shquar të klanit Piturros (galician), Kartelit Ballkanik (mafia e njohur shqiptare), Ndrangheta (mafia kalabreze, nga Italia) dhe një karteli i njohur kolumbian. I arrestuari portugez nuk ka lidhje të njohura me këto organizata kriminale.


Top Channel